GAMA E CITROËN SUV
Automjetet nga gama e SUV-ve të Citroën dallohen në segmentin e tyre për stilin aventuresk dhe modularitetin e përsosur. Ato ofrojnë rehati të pakrahasueshme në rrugë falë efikasitetit ekstrem të pezullimit me Progressive Hydraulic Cushions® dhe veçorive të shumta teknologjike (ndihma në drejtimin e automjetit, funksionet e sigurisë, shërbimet multimediale, etj.), si dhe një hapësirë të madhe bagazhi.
CITROËN C5 AIRCROSS
Një pikë referimi për sa i përket komoditetit, hapësirës dhe shkathtësisë, Citroën C5 Aircross tani ka marrë një rifreskim për të shprehur më shumë qendrueshmëri dhe përsosmëri. Shoqëruar nga një ndryshim tregu, i ilustruar nga karakteristika të reja stili si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme, të tilla si parakolpi, nënshkrimi i dritës së pasme, rrotat me aliazh të lehtë dhe përmirësimet në hapsirat e pasagjerëve, duke përfshirë ngjyrat dhe materialet, një ekran 10" me prekje, tastiera qendrore etj.
Citroën C5 Aircross ofron relaksim të pashembullt në kabinën e pasagjerëve falë teknologjive të sigurisë dhe ndihmës në drejtimin e automjetit, si dhe gjeneratës së fundit të ndërlidhjes.
CITROËN C5 AIRCROSS PLUG-IN HYBRID
Citroën C5 Aircross Plug-in Hybrid thekson mirëqenien e udhëtimit përmes përfitimeve të drejtimit elektrik për udhëtimet e përditshme deri në 55 km (për cikël WLTP) dhe autonominë e pakufizuar të drejtimit për udhëtime të gjata falë motorit me benzinë.