Voir le contenu
Citroën Inspired By You

CITROËN INSPIRED BY YOU

Që nga viti 1919, ne kemi treguar guxim dhe kreativitet me një objektiv: t'i bëjmë automjetet më të aksesueshme për të përmirësuar përvojën tuaj të përditshme, duke marrë frymëzim nga nevojat tuaja. Një markë e njohur, në kuptimin fisnik të termit, Citroën inovon duke i qëndruar besnik ADN-së së tij. Një frymëzim që mund të shihet që nga makina e parë deri te Ami. Një automjet 100% elektrik, i aksesueshëm për të gjithë, i cili edhe një herë revolucionon mënyrën se si ne e konsiderojmë transportin.

DIZAJN UNIK DHE I GUXIMSHËM

Dizajni i makinave Citroën bie në sy që në shikim të parë. Ai ndërthur në mënyrë harmonike "veçantin dhe thjeshtësinë" pë cituar Pierre Leclercq, Shefi i Dizajnit të markës. Duke i qëndruar besnik modeleve ikonike dhe dëshirës për të krijuar përvoja të reja, Citroën ofron vazhdimisht makina unike.

PERSONALIZIM SIPAS NEVOJAVE TUAJA

Ne dëgjojmë nevojat tuaja, kjo është arsyeja pse makinat tona ofrojnë opsione të shumta për personalizim. Citroën ju lejon të dizajnoni një makinë që pasqyron karakterin tuaj. Për këtë arsye, ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë ngjyrash trupi ose dyngjyrëshe nga paketat ekskluzive të ngjyrave. Ambientet e brendshme ofrojnë gjithashtu shumë zgjedhje për personalizim, për një makinë me stil unik që i përshtatet nevojave tuaja.

SISTEMI CITROËN ADVANCED COMFORT® 

Që nga themelimi i tij në 1919, Citroën ka projektuar gjithmonë makina në krye të komoditetit të automobilave. Kjo veçori unike mund të shihet ende sot përmes katër themeleve kryesore inovative të programit Citroën Advanced Comfort®: efekti guaskë, prakticiteti, fluide dhe paqja e brendshme.

TEKNOLOGJI E DOBISHME 

Citroën i pajis makinat e tij me teknologji të shumta për të ndihmuar shoferin në drejtimin e automjetit, të gjitha të dizajnuara për të rritur sigurinë dhe komoditetin. Marka ofron gjithashtu shërbime të lidhje me këtë opsion, për t'i bërë udhëtimet më të lehta dhe më të sigurta. Citroën zgjeron gamën e tij rregullisht  duke ofruar makina 100% elektrike dhe hibride plug-in.

VOS AVIS NOUS INTÉRESSENT

Sur Citroën Advisor, partagez en ligne et en toute transparence vos avis, aussi bien sur nos points de vente et nos ateliers que nos voitures et nos vendeurs. Nous sommes à votre écoute.