Voir le contenu
Historia e Citroën

CITROËN: 100 VITE GUXIM DHE INOVACION 

CITROËN HERITAGE

Që nga viti 1919, marka Citroën ka treguar guxim dhe lidhje të vazhdueshme njerëzore.

Ka më shumë se 100 vjet trashëgimi dhe mbi 300 modele, disa prej të cilave kanë lënë gjurmë në histori.

Ju ftojmë të zhyteni në këtë histori epike që filloi me gjeniun vizionar André Citroën.

HISTORIKU I LOGOVE TË CITROËN-it

Ndërsa ishte në Poloni në vitin 1900, André Citroën mëson për procesin e ri të ingranazheve metalike. Një nga sistemet përdorte "chevrons", figura në formë V-je. Inxhinieri dhe themeluesi i ardhshëm i Citroën blen licencën dhe e përshtat atë për fabrikat e tij franceze. Më pas ai zgjedh ta bëj "chevron"-in e dyfishtë emblemën e kompanisë së tij të parë.

100 VITE HISTORI

1919 ANDRÉ CITROËN
Guxim. Kreativitet. Teknologji. Tre fjalë që ilustrojnë vizionin e André Citroën, pionierit të industrisë së automobilave. Në vitin 1919, aventura e madhe e Citroën-it filloj me lançimin e Citroën Type A. 
1921-1922 REKLAM NË QIELLIN E PARISIT 
Në vitin 1921, Citroën zbuloi modelin e dytë në gamën e tij: B2. Më pas në Motor Show në Paris vjen Citroën 5HP. Sapo hapet panairi, një avion shkruan fjalën Citroën në qiell mbi kryeqytetin francez. 
1922-1924 EKSPEDITA NË SAHARA DHE AFRIKË
Për të demonstruar besueshmërinë e makinave të tij, në vitin 1922, André Citroën dërgoi automjetin B2 10 hp gjysmë binar në shkretëtirën e Saharasë. Pas suksesit, dy vjet më vonë ai organizoi "Ekspeditën e Zezë", duke kaluar Afrikën nga veriu në jug. 
1926-1930 CITROËN B14, C6 1 & C4
Në vitin 1926, Citroën prezanton B14, një makinë e tregut masiv me karakteristika luksoze. Është një sukses i madh. Tre vjet më vonë është C6 1, automjeti i parë i shpejtë i përdorimit në Francës. Në vitin 1930 vjen makina komerciale C4, me ulëse të lëvizshme dhe një derëbagazhi të ndarë në 2 pjesë. 
1931 "CROISIÈRE JAUNE" në Azi 
Pesë vjet pas Ekspeditës së Zezë në Afrikë, Citroën përshkon kontinentin Aziatik nga Bejruti në Pekin. E quajtur si "Ekspedita Citroën në Azinë Qendrore", objektivi i Ekspeditës së Verdhë është të vëtetoj cilësitë teknike të automjeteve në të gjithë botën. 
1932-1934 CITROËN ROSALIE & TRACTION AVANT
Përpara shfaqjes së makinave në Paris të vitit 1932, lançimi i fundit i Citroën, i disponueshëm në modelet 8, 10 dhe 15CV, shkakton bujë. E quajtur ‘Rosalie’, tashmë po thyen rekordet e shpejtësisë në pistë. Traction Avant është një revolucion në vitin 1934, i quajtur kështu për shkak të lëvizjes së rrotave të përparme. 
1935 CITROËN PËRBALLET ME PROBLEME FINANCIARE
Modeli i ri i Traction Avant nuk zgjidh vështirësitë serioze financiare me të cilat përballet kompania. Në fund të vitit 1934, për të shmangur fundosjen e markës, Michelin bleu plotësisht kompanin Citroën. André Citroën vdes më 3 korrik 1935. Pierre Boulanger bëhet shefi ekzekutiv. 
1936-1939 TRACTION AVANT 15-SIX & TUB
Në vitin 1938 15-Six i bashkohet  familjes Traction Avant. Është komode dhe e shpejtë dhe njihet me pseudonimin "Mbretëresha e Rrugës". Vitin pasues, TUB synon profesionistët me një risi të rëndësishme: derën e saj të ngarkimit me rrëshqitje anësore. 
1945-1947 RINDËRTIMI I FABRIKES CITROËN JAVEL
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fabrika Javel u bombardua. U  rindërtuar në vitin 1945. Në tetor 1946, Citroën prezantoi 3 modele të reja në Motor Show në Paris: 11 B, 11 BL dhe 15/6. Ngjarja sheh gjithashtu prezantimin e parë të Tipit H, duke pasuar TUB. 
1948-1950 PREZANTIMI I CITROËN 2CV
2CV është prezantuar në Motor Show në Paris. Kjo qasje e re për transportin individual do të shohë 5 milionë nga këto makina të prodhuara deri në vitin 1990. Në vitin 1950 u lëshua versioni i furgonit, me 250 kg ngarkesë të dobishme, një shpejtësi prej 60 km/h dhe konsum 5L/100 km. 
1955-1958 DS & CITROËN ID 19 
Në vitin 1955, Citroën prezantoi DS në Motor Show në Paris. Projektuar nga Flaminio Bertoni, është një revolucion aerodinamik dhe estetik. Në vitin 1958, ID 19 fitoi garën me makine në Monte Carlo. Pas kësaj, Citroën vendos të marrë pjesë në gara të tjera rrugore. 
1960-1969 CITROËN AMI 6, DYANE & MÉHARI
Në vitin 1960, Ami 6 u lançua në të gjithë Europën. Në vitin 1967, Dyane përdor mekanikën e 2 CV, por kishte shkathtësinë e një vagoni. Në vitin 1968, Méhari i trondit përsëri gjërat. Për tu ngarë "off-road" dhe për të gjitha funksionet, kjo makinë me trup plastik bëhet ikonë. 
1970-1974 CITROËN SM, GS & CX
Citroën SM luksoz dhe sportiv del në treg në vitin 1970, duke përmirësuar risinë e DS. Në të njëjtin vit, GS shquhet për trupin më aerodinamik. Në vitin 1974, pezullimi hidropneumatik i CX dhe pulti futuristik e bëjnë automjetin të dallohet nga të tjerët. 
1976-1978 CITROËN LN, LNA & VISA
Në 1976 kabina CX prezantohet për herë të parë, e ndjekur nga LN. LN i përgjigjet krizës së naftës me motorin më të vogël në gamë. Në vitin 1978 vijnë LNA dhe Visa. Këto janë makinat e para standarde me ndezje elektronike të integruar. 
1980-1987 2CV CHARLESTONE, CITROËN BX & AX
Edicioni i limituar 2CV Charleston vjen në 1980. Trupi i makinës me dy ngjyra është shumë i famshëm dhe i prodhuar në masë. Në vitin 1982, BX bëri bujë, një hatchback modern me 5 dyer dhe 5 vende. Katër vjet më vonë AX sjell surprizën. 
1989-1994 CITROËN XM, ZX & JUMPER
XM është një rikthim në gamën premium me pezullim Hydractive. E para në botë, që e bën atë të votuar si Makina e Vitit dhe merr 14 çmime. Në vitin 1991, ZX ka ulëse të pasme rrëshqitëse me shpinë të rregullueshme. Në vitin 1994, Citroën lëshon Jumper në bashkëpunim me PEUGEOT dhe Fiat. 
1995-1998 CITROËN SAXO, BERLINGO & XSARA PICASSO
Citroën prezanton Jumpy, një automjet i lehtë komercial. Citroën Berlingo vjen vitin e ardhshëm, i ndjekur nga Berlingo Multispace dhe Saxo. Në 1997, për njëqind vjetorin e Motor Show në Paris, Citroën prezantoi Xsara Picasso, një MPV kompakt. 
2000-2004 CITROËN C5 & C3
Në vitin 2000 Paris Motor Show mirëpret Citroën C5, duke kombinuar elegancën dhe dinamizmin. Dy vjet më vonë, Citroën C3 del në Francë. Kurbat e saj të kujtojnë 2 CV. Njësoj siç është dhe pritja e saj nga publiku! 
2005-2008 CITROËN C1, C6, C4 PICASSO & C-CROSSER
Prodhimi i C1 fillon në 2005. Marka prezanton C6, plot me teknologji. Vitin e ardhshëm, C4 Picasso bëhet MPV-ja e parë kompakte e Citroën-it. SUV-i i parë u lançua në vitin 2007, C-Crosser. 2008 sheh C3 Picasso, i dukshëm për kapacitetin e tij. 
2009 CREATIVE TECHNOLOGIE 
Për të shënuar ditëlindjen e themeluesit të saj, Citroën zbulon vizionin e ri të markës: Creative Technologie. Marka zbulon gjithashtu një logo të re 3D me chevron të rrumbullakosura kromi. Fjala Citroën shfaqet poshtë saj me shkronja të kuqe. 
2010-2012 C-ZERO & DS LINE 
Në 2010 Citroën kalon në botën e elektricitetit me C-Zero. E para në një koleksion të gjatë! Në të njëjtin vit lansohet linja DS me modelin e parë DS3. DS4, një coupe me 4 dyer të ngritura, pason në 2011. Ekziston një pamje paraprake e DS5 në Shangai. 
2014-2015 C4 CACTUS & E-MÉHARI
Në vitin 2014, Citroën lanson C4 Cactus, një alternativë ndaj 'compact saloon' që kombinon përdorimin dhe estetikën. Në fund të vitit pasardhës, E-Méhari, një kabrio 100% elektrik me 4 ulëse, e bërë në nder të modelit Méhari të vitit 1968. 
2017-2019 CITROËN SUV
Në vitin 2017 vjen SUV-i i parë i Citroën, C3 Aircross. Më pas vjen C5 Aircross, një automjet komod për fal pezullimit me Airbags Progressive Hydraulic® dhe ulëse Advanced Comfort. Në vitin 2019, Citroën C5 Aircross SUV Hybrid është hibridi i parë plug-in i markës. 
SHEKULLI CITROËN 
Mbledhja e Shekullit, pjesë e festimeve të njëqindvjetorit të Citroën, u zhvillua në La Ferté-Vidame. Ky vend është ikonik për markën dhe vendlindjen e 2CV në 1948. Më shumë se 10,000 koleksionistë, 4,200 makina dhe mbi 60,000 njerëz morën pjesë. 
2020 AMI
Në fillim të vitit 2020, Citroën habit të gjithë tregun me AMI, një zgjidhje jokonvencionale e transportit. Elektrik dhe ultra-kompakt, është i aksesueshëm për të gjithë, nuk kërkohet patentë shoferi dhe me oferta à la carte dhe të përballueshme. 

MUZEU VIRTUAL CITROËN ORIGINS

I lançuar në vitin 2016 dhe i aksesueshëm në 65 vende, ky muze virtual shfaq një koleksion prej 83 modelesh ikonike Citroën.

Ai ofron një përvojë unike imersive, vizuale dhe dëgjimore, teksa zbuloni modelet e markës, në 3D, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

KONSERAVTORI CITROËN 

Citroën ka ndërtuar një trashëgimi të pakrahasueshme automobilistik nga viti 1919 deri në ditët e sotme. Kjo trashëgimi nderohet nga Konservatori në Aulnay-sous-Bois, një muze që strehon një nga koleksionet më të mëdha të automjeteve në botë, më shumë se 400 modele historike.

Pa harruar arkivat industriale dhe tregtare që ndjekin historinë e një marke ikonike.