· MË I MIRI NË KLASIN E KOMFORTIT: ë-C3 tërësisht i ri, propozon për herë të parë suspensionin e mirënjohur Citroën Advanced Comfort®, kombinuar me sediljet e stilit të ri Citroën Advanced Comfort®. Ë-C3 tërësisht elektrik shkon më tej me zero zhurmë dhe zero dridhje për një udhëtim pa stres.
· JETË E THJESHTË ELEKTRIKE falë paketës së baterisë 44kWh që ofron deri në 320km (199 miljë) autonomi drejtimi WTLP, dhe karikim të shpejtë 100kW DC nga 20 deri në 80 përqind të kapacitetit në vetëm 26 minuta.
· PLOTËSISHT I PAJISUR, Citroën ë-C3 tërësisht i Ri surprizon me portofolin gjithpërfshirës të pajisjeve dhe zgjidhjeve inteligjente duke përfshirë C-ZEN LOUNGE tërësisht të ri, dhe një qasje innovative duke rishpikur kështu Panelin e Kontrollit.
· RAPORTI CILËSI-ÇMIM: gama ë-C3 me autonomi 320km do të ofrohet në çmimin neto duke filluar nga 23,300 Euro, ndërsa Citroën rrit në mënyrë agresive misionin e tij për të bërë lëvizjen elektrike të aksesueshme nga të gjithë. Citroën gjithashtu premton gamën ë-C3 me autonomi 200km e cila do të prezantohet deri në vitin 2025, duke filluar nga 19,900 Euro.
· Dizenjuar që prej fillimit rreth BEV-native Citroën ‘Smart Car Platform’ globale, ë-C3 debuton gjuhën e re të dizanjit Citroën dhe nënshkrimin e markës.
Poissy, 17 Tetor 2023 – Citroën sfidon rregulloren për makinat e segmentit B dizenjuar dhe ndërtuar në Europë, me zbulimin e C3 karakteristik të gjeneratës së katërt. Plotësisht elektrik, ë-C3 ofron klasin më të mirë të komoditetit, eksperiencë të thjeshtë elektrike dhe një nivel të jashtëzakonshëm pajisjesh dhe vlerë të pabesueshme në raportin cilësi-çmim, të gjitha duke u prodhuar në Europë.
Ë-C3 tërësisht elektrik, kryeson me krenari linjën e gjeneratës së katërt të makinës më të famshme Citroën, e cila ka shitur më shumë se 5.6 milion njësi që nga lançimi i gjeneratës së parë në vitin 2002. C3 është modeli më popullor i markës dhe përfaqëson 29 përqind të vëllimit të shitjeve të markës Citroën në tregun Europian. Në vitin 2022, C3 zuri 11 përqind të tregut të përgjitshëm Europian, për segmentin B.
Në mënyrë domethënëse, ë-C3 krejtësisht elektrik sinjalizon fillimin e një kapitulli të ri për Citroën. Marka e guximshme dhe popullore po rishpik veten, me qëllimin e përmbushjes së sfidave agresive të të bërit të aksesueshme për të gjithë lëvizjen plotësisht elektrike me anë të modelit të parë B-hatchback tërësisht elektrik, dizenjuar dhe ndërtuar në Europë për klientët që dëshirojnë përfitimet e lëvizjes me zero emetim e një çmim të drejtë dhe të përballueshëm.
CEO i Citroën, Thierry Koskas shpjegon: “Ofrimi i automjeteve të përballueshme ka qenë gjithmonë një pjesë shumë e rëndësishme e AND-së së Citroën. Por, pritshmëritë e klientëve për automjetet e segmentit B kanë ndryshuar, veçanërisht me rritjen e popullaritetit të SUV-ëve, dhe dëshirën gjithmonë në rritje për të drejtuar automjete elektrike brenda e përreth qyteteve tona; duke e bërë kështu më sfiduese për prodhuesit Europianë të automjeteve përmbushjen e këtyre pritshmërive. Në mënyrë unike, Citroën guxon të ofrojë ekzaktësisht këtë për blerësit Europianë me anë të ë-C3 tërësisht të ri, tërësisht elektrik: një B-hatch plotësisht të pajisur, dizenjuar specifkisht, prodhuar në Europë dhe shumë i përballueshëm me çmime që fillojnë nga 23,300 Euro.”
1 – MË I MIRI NË KLASIN Ë KOMFORTIT
· Citroën ë-C3 ofron ndjesinë e ‘udhëtimit në tapet magjik’ duke bërë bashkë për hërë të parë suspensionin e mirënjohur Citroën Advancëd Comfort® dhe sediljet Citroën Advancëd Comfort®.
· Më i gjatë dhe më katror por me gjurmë të ngjashme: ë-C3 tërësisht i Ri nuk bën kompromis me komfortin, duke ofruar një pozicion më të lartë të drëjtimit të automjetit (+100mm vs. B-hatch) për të bërë më të lehtë hyrjen dhe daljen, distancë më të lartë nga toka dhe gjithashtu elementë mbrojtës të jashtëm për të reflektuar shijet e klientëve.
Ë-C3 TËRËSISHT I RI VJEN ME “PROGRESSIVE HYDRAULIC CUSSIONS”
Për herë të parë në historinë e C3 hatchback, Citroën vendos amortizatorët e tij inovativ dhe ekskluzivë Citroën Advancëd Comfort®, si pajisje standarte në të gjitha versionet e ë-C3 të ri tërësisht elektrik.
Të padukshme për shoferin dhe pasagjerin, Progressive Hydraulic Cushions® mundësojnë që pasagjerët e automjetit të shijojnë një ndjenjë unike të rehatisë si të jenë mbi një ‘tapet magjik’, duke ndjerë komfortin në rrugë falë përdorimit të sistemit të amortizuesve Progressivë Hydraulic, duke u dhënë kështu inxhinierëve liri më të madhe për të akorduar amortizimin e ë-C3 tërësisht të ri dhe dukë bërë të mundur ndjesi të butë drejtimi edhe në tërrën të pabarabartë. Dy amortizuesit përdoren në çdo cep të automjetit në bashkëpunim me amortizuesin dhe sustën në vend të ndalesave mekanike, ku njëra është për komprësimin dhë tjëtra për rikthimin.
Sistemi i njohur punon në dy stade. Për kompresim dhe rikthim më të lehtë, susta dhe amortizatori kontrollojnë lëvizjet vertikale së bashku, pa ndihmë nga ndalesat hidraulike. Për një impakt më të madh, susta dhe amortizatori ndërveprojnë së bashku me ndalesën hidraulike, për të ngadalësuar lëvizjet gradualisht dhe për të sheshuar goditjet në fund të impaktit. Ndryshe nga ndalesa mekanike që thith energjinë dhe më pas kthen një pjesë të saj si goditje, ndalesa hidraulike e thith dhe e shpërndan këtë energji.
”Rehatia është një çelës kyç në ADN e Citroën. Është shumë e rëndësishme për ne sepse është shumë e rëndësishme për klientët tanë. Kjo është arsyeja përse ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë
ë-C3 e Ri auatomjetin më të rehatshëm në kategorinë B-Hatchback, me inovacionet e Citroën si sediljet tërësisht të reja Citroën Advancëd Comfort®, dhë për hërë të parë në C3 sistemin e amortizimit Citroën Advancëd Comfort®” – është shprehur Laurence Hansen, Drejtori i Produktit dhe Strategjive të Citroën.
INTERIOR SI NJË SHTËPI, PËR NJË KOMFORT TË KLASIT TË LARTË
Ambjenti i brendshëm i gjerë është ndërtuar rreth sipërfaqeve të thjeshta e të rafinuara për t’u ofruar pasagjerëve një ambient të ngjashëm me dhomën e ndenjes të shtëpisë së tyre. Sediljet Citroën Advanced Comfort® të ë-C3 tërësisht të Ri, janë të qepura dhe përdorin material mbushës shtesë për të ofruar ndjesi mikpritëse e të butë për kontaktin e parë dhe gjithashtu një udhëtim të rehatshëm pavarsisht distancës së udhëtimit.
2- JETË E THJESHTË ELEKTRIKE
· Motorri elektrik 83kW/ 113 Kf prodhon fuqi dhe rrotullime për përdorim të përditshëm dhe udhëtime të gjata ndërsa paketa e baterisë LFP 44 KwH ofron një autonomi WLTP deri në 320 km.
· Porta DC 100Kw ofron karikim të shpejtë nga 20 në 80% në vetëm 26 minuta. Ka akses të thjeshtë në mbi 540,000 stacione karikimi në Europë.
· Navigimi i lidhur me aplikacion e ri e-ROUTES siguron që kohëzgjatja e udhëtimit të reduktohet dhe rrjeti i karikimit të jetë i azhornuar.
3- PLOTËSISHT I PAJISUR
· Citroën ë-C3 tërësisht i ri, tërësisht elektrik surprizon dhe ofron kënaqësi me portofolin gjithëpërfshirës të pajisjeve dhe zgjidhjeve inteligjente duke u fokusuar në komfortin e automjetit pa bërë kompromise.
· C-Zen Lounge, me Citroën Head Up Display dhe timon kompakt, zëvendëson panelin tradicional të kontrollit duke siguruar informacionet kryesore të udhëtimit pa qenë nevoja që shoferi të shkëpusi sytë nga rruga.
· Mbajtësi i integruar i Smartfonit, lejon drejtuesin të hapi automatikisht një Aplikacion të ri dukë përdorur teknologjinë Wireless NFC (Near Field Communication) për info-argëtim.
· Gama e gjerë e asistencës së shofërit Citroën, përshatur tashmë në të gjitha versionet, ofron rehati, siguri dhe suport.
Sigurimi i rehatisë më të mirë në klasin e komfortit dhe një ambjenti të qetë për të gjithë në bord kanë qenë prioritete të qarta për ekipet e projektimit dhe inxhinierisë së ë-C3 tërësisht Elektrik. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i historisë, pasi po aq e rëndësishme për këtë B-hatchback të projektuar dhe të ndërtuar në Europë, ishte ofrimi i një grupi pajisjesh gjithëpërfshirëse dhe zgjidhjesh inteligjente për t'iu përshtatur të gjitha nevojave të klientit.
C-ZEN LOUNGE
Vendosja e standarteve të reja për dizajnin e brendshëm ishtë një nga objektivat kryesore. Ë-C3 tërësisht i ri përmban C-Zen Lounge, një ambient inovativ, të gjerë dhe të pajisur mirë, i cili – siç edhe pritet nga Citroën – rishpik panelin e kontrollit tradicional dhe ofron nivele jashtëzakonisht të larta rehatie.
“Ne jemi shumë krenarë për hapsirat e bollshme në brendësi, veçanërisht për kroskotin tonë të ri me një seksion të sipërm teknik më të pastër dhe seksion të poshtëm më të ngrohtë "në stil divani". Është e rrallë për këtë segment që pjesa e sipërme e kroskotit të ketë një ndjesi kaq të “pa ngarkuar” në anën e majtë dhe të djathtë, dhe këtë e kemi arritur me prezantimin e C-Zen Lounge me Citroën Head Up Display. Vendosja në qendër e ekranit qendror të informacionit apo e stacionit të smartfonëve, nënkupton se ne nuk duhej t'i integronim këto në një mënyrë të rëndë ose të pakëndshme", tha Boris Reinmöller, Menaxher i Projektit.
LIDHJE ME LEHTËSI
Pavarësisht se është një makinë relativisht kompakte, ë-C3 tërësisht elektrik i kushton rëndësi të madhe zgjedhjeve të info-argëtimit të ndërlidhur, të cilat fokusohen në lehtësinë e përdorimit nga pasagjerët dhe aksesin e shpejtë në funksionet inteligjente dhe të dobishme që klientëve u duhen për të udhëtuar me lehtësi.
Komandat në timon kontrollohen instiktivisht, e së bashku me butonin "Home" në të gjitha versionet sigurojnë një përvojë pa stres për shoferin. Dy nivele të sistemit info-argëtues janë në dispozicion:
Ø MY CITROËN PLAY PËR SMARTFONË
Ø MY CITROËN DRIVE ME EKRAN ME PREKJE 10’’
VEÇORI TË ASISTENCËS SË DREJTUESIT
Ë-C3 tërësisht i ri me një koleksion gjithëpërfshirës të teknologjisë së fundit të asistencës së drejtuesit Citroën, projektuar për t’u kujdesur për trupat dhe mendjet e të gjithëve e në veçanti shoferit, duke përfshirë:
Ø Active Safety Brake (Asistencë Frenimi Emergjent)
Ø Active Lane Departure Warning System (Asistencë Mbajtje Korsie)
Ø Driver Attention Alert & Coffee Break Alert (Paralajmërimi i vëmendjes së shofërit & Alarm për lodhjën/ qetësimin e shoferit)
Ø Speed Limit Recognition & Cruise Control with Speed Limiter (Limitues Shpejtësie dhe Cruise Control)
Ø Electric Parking Brake (EPB) & Hill Start Assist (Frena të dorës elektrike &Asistencë ngjitje në malore)
Ø Intelligent Beam Headlights (Sisteme Ndriçimi Automatike & Inteligjente)
Ø Rear Parking Sensors & Rear Camera (Sensor të pasëm dhe kamera e pasme parkimi)
4 - RAPORTI MË I MIRË CILËSI-ÇMIM
· Ë-C3 me autonomi 320 km do të ofrohet në shumë tregje të Europës me çmim duke filluar nga 23,300 Euro, ndërkohë që Citroën rrit në mënyrë agresive misionin e tij për të bërë lëvizjen tërësisht elektrike të aksesueshme nga të gjithë.
· Për blërësit, thjeshtësia e zgjedhjes sigurohet me listimin e dy versioneve të mirë-pajisura 'You' dhe 'Max'.
· Citroën ë-C3 me autonomi 200 km do të jetë i disponueshëm në 2025, duke filluar me çmimin 19,990 Euro.
PLATFORMË E RE PËR TË PËRMIRËSUAR KOSTOT
Për herë të parë në Europë, Citroën ka projektuar Citroën ë-C3 tërësisht të ri përreth një platforme të dizenjuar për të akomoduar një grup-platformë tërësisht elektrike.
“Platforma jonë globale e makinave inteligjente është jashtëzakonisht efikase dhe ne tashmë po i shfrytëzojmë aftësitë e saj jashtë Europës përmes modeleve të reja Citroën, specifike për rajonin në tregje si India dhe Amerika e Jugut. Ishte pikënisja ideale për linjën krejtësisht të re Europiane ë-C3 edhe pse ishte projektuar me aftësi tërësisht elektrike që në fillim, është mjaft fleksibel për të strehuar grupet e fuqisë ICE si dhe për të mbështetur automjetet më të mëdha dhe më të vogla, dukë përfshirë SUV-të”, tha Laurence Hansen, Drejtor i Produkteve dhe Strategjisë së Citroën.
ÇMIM NETO DHE ZGJEDHJE E LEHTËSUAR
Ofrimi i një përvoje më të lëhtë të blerjes për kliëntët ishte një nga pikat kryesore. Në shumë tregje Europiane, Citroën ë-C3 tërësisht i ri do të propozohet me një çmim të drejtë dhe neto me versionin e nivelit fillestar 'You' duke filluar nga 23,300 Euro.
“Blerja e një makine të re mund të rezultojë sfiduese kur bëhet fjalë për të kuptuar grupin shpesh të madh të vërsioneve dhe opsioneve që klientët mund të zgjedhin dhe për të cilat duhet të paguajnë. Në Citroën, ne duam ta bëjmë të gjithë proçesin më të thjeshtë dhe më të drejtë për klientët me një qasje të 'gamës së zgjuar' ndaj niveleve të serise, si dhe më shumë transparencë në çmime," tha Nicolas Monnot, zv. president i Citroën për Çmimët dhë Performancën globale.
Ë-C3 tërësisht i ri, tërësisht elektrik do të jetë i disponueshëm për klientët e tij Europianë me një mundësi zgjedhje prej dy versionesh të mirë-pajisura - 'You' dhe 'Max'.
FORCIMI I MARKËS NË EUROPË
Ë-C3 tërësisht i Ri, tërësisht elektrik është makina e parë e segmentit B në këtë rang çmimi që ofrohet në rajon nga një prodhues Europian, - dizenjuar në Europë në studion e Citroën, Stellantis Automotive Design Network në Vëlizy-Villacoublay pranë Parisit- dhe gjithashtu do të prodhohet në Europë në fabrikën Stellantis Trnava në Sllovaki. Ë-C3 tërësisht i ri do të mbërrijë në pikat e autorizuara të shitjes në 3-mujorshi e dytë të 2024.
Ai kryeson një familje modelesh të reja që do të luajnë një rol të madh në rritjen e linjës së produkteve Europiane dhe vlerave të markës Citroën dhe do të forcojë më tej pozicionin e tij konkurrues në zemër të tregut.
“Misioni ynë është të konsolidojmë prezencën e Citroën në Europë, me të paktën 5% të tregut Europian dhe përfshirja e ë-C3 të ri, tërësisht elektrik e me një çmim të përballueshëm në portofolin tonë në fillim të vitit 2024, do të bëjë të mundur arritjen me sukses të këtij qëllimi. Ë-C3 tërësisht i ri luan gjithashtu një rol të madh në forcimin e mëtejshëm të programit të elektrifikimit të Citroën, duke plotësuar prezantimin e gmës së re e të zgjeruar të ë-C4 dhe ë-C4X, si dhe zgjidhjen unike të lëvizjes që është Citroën Ami," shton Koskas.
5 - DIZAJN I GUXIMSHËM ME IDENTITETIN E RI TË BRANDIT
· Debutimi për herë të parë me prodhimin e një makine është nënshkrimi më i veçantë i markës së Citroën, me logon e re të madhe e ovale që paraqet një interpretim të ri të 'chevrons' karakteristike të Citroën.
· Më i gjatë dhe më i guximshëm, Citroën ë-C3 prezanton me krenari gjuhën e re të dizajnit Citroën, e parë paraprakisht në konceptin Citroën Oli 2022, në të cilin vertikaliteti është në kontrast me sipërfaqet horizontale, të skalitura teknikisht.
“Ne besojmë se Citroën ë-C3 tërësisht i ri, tërësisht elektrik është një ndryshim i lojës për segmentin B-hatchback, pasi kemi dëgjuar atributet që klientët vlerësojnë më shumë në modelet SUV dhe kemi përfshirë përfitimet më të mira të këtyre tipareve në automjete, dizajn më i qëllimshëm. Pra, ndërsa ka një gjurmë të ngjashme për sa i përket gjatësisë dhe gjerësisë me paraardhësin e tij, ne e kemi bërë 100 mm më të gjatë për një ndjesi më të madhe të forcës dhe pranisë në rrugë, me bonuset e shtuara të distancës më të lartë nga toka dhe një pozicion më të lartë ndenjëses, kështu që shoferët dhe pasagjerët ndihen më rehat duke kaluar mbi gropa, bordura dhe pengesa të tjera në rrugët e sotme të qytetit,” tha Pierre Leclercq, Drejtuesi i Citroën Dësign.
*Ë-C3 i ri do të ofrohet me një çmim neto duke filluar nga 23,300 euro në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Austri, Portugali, në Polonime çmimin e konvertuar në zloty dhe në Italidhe Spanjë me 23,300 euro plus tarifat eventuale të regjistrimit.